Irani deklaron se është “gati” të rifillojë luftën ose t’i japë përparësi diplomacisë për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara”. Këtë e bëri të ditur zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi, i cili tha se Teherani i ka paraqitur planin e tij ndërmjetësit, Pakistanit, me synimin e një përfundimi përfundimtar të konfliktit.
Gharibabadi nënvizoi se iniciativa iraniane i është dorëzuar Pakistanit si pjesë e përpjekjeve për të arritur një zgjidhje që mbyll konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, por theksoi se vendimi i ardhshëm varet nga Uashingtoni. “Tani topi është në fushën e Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin midis rrugës diplomatike ose vazhdimit të një qasjeje konfrontuese,” citohet të ketë thënë ai, duke i vendosur sërish theksin mbi nevojën e një përgjigjeje të palës së dytë.
Në fjalën e tij përpara ambasadorëve dhe krerëve të misioneve diplomatike në kryeqytetin iranian, zëvendësministri theksoi edhe gatishmërinë e Iranit për të vepruar në përputhje me interesat dhe sigurinë kombëtare. “Irani, për të siguruar interesat dhe sigurinë e tij kombëtare, është gati për të dyja opsionet,” tha ai, duke përsëritur se vendi është i përgatitur edhe për rifillimin e veprimeve ushtarake, nëse kjo do të konsiderohej e domosdoshme, por edhe për t’u angazhuar në rrugën diplomatike nëse palët bien dakord.
Deklarimet u bë në një forum me praninë e përfaqësuesve diplomatikë të huaj në Teheran, ku u shpalos dhe synimi i Iranit për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit përmes ndërmjetësimit të Pakistanit. Nga fjalët e zyrtarit iranian del qartazi se përgjegjësia për hapin e ardhshëm, sipas Teheranit, i përket Shteteve të Bashkuara, të cilat duhet të zgjedhin mes dialogut ose konfrontimit. (Top Channel)

