Në raportin vjetor të Reporterëve Pa Kufij për lirinë e medias, Shqipëria ka rënë tre pozicione, duke u renditur tani e 83-ta nga 180 vende, nga vendi i 80-të një vit më parë. Raporti vë në dukje se gazetarët në Shqipëri shpesh janë viktima të rasteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar. Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve sulmohen me qëllim diskreditimi si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, dhe ndeshin vështirësi në marrjen e informacionit shtetëror; qasja në informacion mund të jetë edhe më e kufizuar për shkak të një centralizimi të fundit të komunikimeve qeveritare, sipas raportit.
Reporterët Pa Kufij përmendin gjithashtu vendimin e Qeverisë për të bllokuar TikTok në Shqipëri. Raporti thekson se, megjithë garancitë për lirinë e shtypit që parashikon kushtetuta dhe angazhimet ndërkombëtare, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme. Si pasojë e vendimeve gjyqësore të diskutueshme, disa media janë ndaluar të mbulojnë çështje të ndjeshme me interes publik. Vendimi i qeverisë për të bllokuar TikTok në vitin 2025, sipas raportit dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka shkelur lirinë e shprehjes dhe të shtypit.
Raporti përmend gjithashtu procesin e dekriminalizimit të shpifjes, i cili është ende i paplotë, por pritet të ketë një ndikim pozitiv në lirinë e medias. Megjithatë, problemi i accesit te informacionit shtetëror dhe i mbrojtjes së burimeve mbetet shqetësues, ndërsa centralizimi i komunikimeve qeveritare dhe vendimet gjyqësore që kufizojnë mbulimin e çështjeve të interesit publik rrisin rreziqet për praktikën gazetare.
Sipas raportit, kombinimi i presionit politik, kërcënimeve nga krimi i organizuar, vendimeve gjyqësore që kufizojnë mbulimin dhe masa të tilla si bllokimi i platformave online përbëjnë faktorë që ndikojnë në përkeqësimin e renditjes së Shqipërisë në indeksin e lirisë së medias. Dekriminalizimi i shpifjes përmendet si një hap potencial pozitiv, por mangësitë në zbatimin dhe mbrojtjen e standardeve themelore vazhdojnë të pengojnë tërësisht funksionimin e medias së pavarur.















