Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle, vuri në dukje rolin kyç të Shqipërisë në vizionin për fushën e energjisë elektrike dhe theksoi rëndësinë strategjike të vendit për Ballkanin dhe Europën. Në fjalimin e saj, ajo nënvizoi partneritetin e pandryshueshëm mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe përmendi mikun e saj, kryeministrin Edi Rama.
Guilfoyle njoftoi se po nënshkruhen dy marrëveshje, duke theksuar veçanërisht një marrëveshje 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që sipas saj tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje në Ballkan. Ajo argumentoi se forçimi i bashkëpunimit rajonal rrit sigurinë energjetike dhe kombëtare dhe dëshmon përkushtimin e qeverisë shqiptare ndaj sigurisë energjitike.
Ambasadorja përmendi se administrata Trump ka promovuar këtë formë bashkëpunimi si një shtyllë në mbarë botën. Në këtë kontekst, ajo vuri në dukje se Shqipëria dhe Greqia janë më shumë se fqinj dhe se kur SHBA, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku i gjithë rajoni përfiton. Energji a, sipas saj, mbështet themelet për paqe dhe prosperitet afatgjatë.
Përfundimisht, Guilfoyle bëri thirrje për vazhdimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe qeveritë përkatëse për të rritur ekonomitë dhe për të afruar njerëzit mes tyre. Ajo theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të zhvilluar infrastrukturën energjetike dhe për të forcuar lidhjet rajonale që, sipas saj, do të kontribuonin në siguri dhe mirëqenie më të madhe në Ballkan.















