Monday, April 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…, i arrestuar për vepra të turpshme, si e kaloi Vetingun, hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë

Editor by Editor
April 27, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Gjyqtari i GJKKO Dhimitër Lara u fuste duart grave në autobus dhe u tregonte…, i arrestuar për vepra të turpshme, si e kaloi Vetingun, hamshorllëqet dhe vendimet që i rrëzohen nga Gjykata e Lartë
0
SHARES
54
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari i Apelit të GJKKO, Dhimitër Lara, në vitin 1982, asokohe 21 vjeç, punonte në ndërmarrjen kimike në Durrës. Lara ishte kthyer në tmerrin e shumë grave dhe vajzave, pasi në mënyrë të befasishme, vulgare dhe jashtë vullnetit të tyre, i ngacmonte seksualisht. Edhe pse e kishin rrahur disa herë, Lara ishte kthyer në shqetësim për shkak të sulmeve seksuale ndaj vajzave dhe grave në lagje, punë, qytet, autobus etj. 

Në 12 maj të vitit 1982, Dhimitër Lara u arrestua nga policia pasi si një dem para bezes së kuqe, u ishte turrur duke u futur duart disa grave dhe vajzave në autobus. Përveç prekjeve me natyrë seksuale jashtë vullnetit të tyre, Dhimitër Lara mësohet se u ka nxjerrë edhe organet genitale në autobus. 

“Me 12 .05.1982 u ndalua Dhimitër Aleksandër Lara, vjeç 21 punëtor në ndërmarrjen kimike, banues në Durrës për arsye se në autobuz ka kryer vepra të sjelljes së padenjë në shoqëri”, thuhet në një dokument të kohës së komunizmit për Dhimitër Larën. 

Arrestimin për sjellje të padenjë në shoqëri në vitin 1982, Dhimitër Lara e ka deklaruar në fomularin në zbatim të ligjit të dekriminalizimin. Në formular, Lara thotë se ka qëndruar tre ditë në burg dhe më pas është liruar. 

Në maj të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) konfirmoi me shumicë votash në detyrë Dhimitër Larën, asokohe gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. Trupa gjykuese nuk u nda për pastërtinë e figurës së gjyqtarit Lara, por vetëm për deklarimin e pasurisë. 

Kundër vendimit të shumicës së trupës gjykuese të KPK për konfirmimin në detyrë të Dhimitër Larës, ka dalë me mendimin pakice anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja. Ajo nuk ndau të njëjtin mendim me shumicën për sa i përket deklarimit të pamjaftueshëm për sa i përket burimeve financiare të krijimit të apartamentit  66 m2 + 25 m2 shtesë në Tiranë, të blerë në vitin 2006.

Çiftja shprehej se subjekti nuk e ka deklaruar burimin e blerjes së këtij apartamenti në deklaratën periodike të vitit 2006. Gjithashtu ajo nënvizoi se gjyqtari Lara nuk arriti të provojë bindshëm burimin dhe ligjshmërinë e tij, por “përkundrazi, me shpjegimet dhe me provat e dërguara gjatë hetimit dhe seancës dëgjimore, pranon se nuk ka deklaruar burimin e vërtetë në deklaratën “Vetting” të vitit 2017 në lidhje me burimin e krijimit të këtij apartamenti“. 

Gjithashtu, sipas anëtares së KPK-së Etleda Çiftja, subjekti nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave të kunatës, të cilat kanë shërbyer për huanë afatshkurtër në vitin 2006. Sipas anëtares në pakicë Lara nuk provoi dot me dokumentacion ligjor justifikues se sa ka qenë fitimi i huadhënëses nga qarkullimi i deklaruar, me qëllim që të vlerësohej pastaj nëse janë paguar detyrimet tatimore apo jo.

Çiftja shton gjithashtu se Lara nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme për të krijuar shumën prej 1.2 milionë lekësh të tërhequr nga llogaria e tij në vitin 2006, për pagesën e këstit të parë të shtëpisë.

“Bazuar në deklaratën vjetore të interesave privatë të vitit 2005, subjekti i rivlerësimit nuk deklaron gjendje cash apo depozitë në shumën 557.063 lekë në fund të vitit 2005, sikundër është përfshirë në analizën financiare të vendimit nga ana e shumicës,” shprehej Çiftja.

Ajo shtoi se subjekti nuk e ka deklaruar pakësimin e shumës 1.2 milionë lekë në deklaratën periodike të vitit 2006, duke nënvizuar se kjo përbën një pasaktësi tjetër në deklaratën periodike. Çiftja ka kundërshtuar shumicën edhe për sa i përket justifikimit të burimeve të dy huadhënësve, nga të cilat subjekti ka marrë hua në vitin 2010 për të shlyer para kohe kredinë e marrë në Bankën Popullore.

“Në vlerësimin tërësor të çështjes: mbështetur në provat, faktet dhe rrethanat që Komisioni disponon për kriterin e vlerësimit e pasurisë, si dhe në vlerësimin tërësor të procedurave për këtë kriter, unë, si anëtar në pakicë/kundër, arrij në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivel të besueshëm në rivlerësimin e pasurisë, por ka bërë deklarim të pamjaftueshëm në lidhje me kriterin e pasurisë. Për këto arsye: unë, si anëtare në pakicë/kundër, vlerësoj se shumica e trupit gjykues nuk ka vepruar drejt duke konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit“, përfundoi ajo.

Gjykata e Lartë detyrohet të disiplinojë Dhimitër Larën me vendim

Dhimitër Lara njihet si xhelati apo Aranit Çela i GJKKO. Duke dalë jashtë kompentencave dhe në shkelje të legjislacionit penal, Lara sajon grupe kriminale, rikualifikon vepra dhe shkon përtej SPAK-ut, duke detyruar Gjykatën e Lartë t’i vendosë kufi me vendim. 

Disa ditë më parë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, me arsyetimin se procedura e gjykimit të shkurtuar nuk lejonte shtimin e një akuze të re siç është ajo e kryerjes së veprës penale në kuadër të grupit kriminal. (Akuza e re, ajo e grupit kriminal, u ngrit pikërisht nga Dhimitër Lara dhe mikesha e tij Saida Dollani).

Ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për korrupsion dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në shkallë të parë, por Gjykata e Apelit të Posaçëm e konsideroi vendimin si absolutisht të pavlefshëm dhe e riktheu atë për gjykim në shkallë të parë. Sipas Apelit, prokurorët e çështjes dhe gjyqtarët e seancës paraprake kishin gabuar kur e kishin përcaktuar bashkëpunimin e Zarkës me të pandehurit e tjerë si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm ushtruan rekurs Zarka dhe SPAK, të cilët ngritën pretendime të ngjashme bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në praktikën e Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se nuk mund të rëndohej pozita e të pandehurit kur ishte ai ankuesi i vetëm. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i cilëson konkluzionet e Apelit të Posaçëm të nxjerra në interpretim të gabuar të ligjit, duke sjellë si pasojë prishjen e vendimmarrjes dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në Apel, me një tjetër trup gjykues.

Dhimitër Lara dhe Saida Dollani shpikin grupe kriminale

Vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen ‘Zarka’ është një shuplakë për gjyqtarët e Apelit të GJKKO Dhimitër Lara dhe Saida Dollani, të cilët sajojnë grupe kriminale duke shkelmuar parimet më elementare të drejtësisë dhe dalë nga roli i tyre si gjyqtarë. Sipas çiftit Lara dhe Dollani, fillimisht ka gabuar Prokurori i Posaçëm, më pas gjyqtari i seancës paraprake dhe në fund kolegji i gjykatës së themelit të këtij procedimi, pasi Aurel Zarka duhet të ishte kthyer në kreun e grupit të strukturuar kriminal.

Ky vendim që kalon cdo absurditet dhe mbi të gjitha çifti erotiko skandaloz ka shkelur ligjin me të dy këmbët, çka duhet t’i hapë rrugën një hetimi penal ndaj tyre, pasi bie ndesh drejtpërdrejt me nenin 425 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon qartë se gjykata e apelit mund të përkeqësojë pozitën e të pandehurit vetëm nëse apelues është prokuroria. Rasti Zarka, përfaqëson shembullin më flagrant të shkeljes së këtij parimi elementar nga Lara-Dollani.

Dhimitër Lara është përsëritës, Gjykata e Lartë ‘i tërhoqi veshin’ më parë

Për Gjykatën e Lartë, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, Dhimitër Lara, është treguar paragjykues edhe në vendimin e masës për zyrtarët në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Por, edhe pse e konstaton që Lara është shprehur përtej kompetencave të veta, Gjykata e Lartë çuditërisht la në fuqi masat e sigurisë.

“Kolegji vëren se pretendimet e ngritura në rekurs nga personi nën hetim, në lidhje me faktin se gjykata e apelit ka shqyrtuar çështjen përtej shkaqeve të ankimit të ngritura nga palët dhe ka marrë padrejtësisht rolin e gjyqtarit të seancës paraprake, qëndrojnë, por këto qëndrime që vërtet mund të duken paragjykuese…“, shkruan Gjykata e Lartë.

Përtej kësaj, vendimi i lexuar në kontekstin e drejtësisë ngre dy probleme, së pari në vijimin e proceseve të tjerë ku Dhimitër Lara është trup gjykuese në themelin e gjyqit për inceneratorin e Fierit ose atë të Elbasanit.

Kjo do ta bënte atë një gjyqtar që paragjykon çështjen sa kohë, subjekti i prokurorisë është i njëjtë dhe të pandehurit gjithashtu.

Ndërkohë që ai përpiqet të rëndojë pozitën e të hetuarve, edhe pse roli në proces nuk është i një gjyqtari paraprak, flet për subjektivitet të tij në trajtimin e kësaj çështje.

“… është i vërtetë fakti se gjykata e apelit, gjatë shqyrtimit të vendimmarrjes së gjykatës së shkallës së parë, ka disponuar me “urdhër” dhe jo me “vendim” dhe për këtë arsye atij kolegji duhet t’i tërhiqet vëmendje…“, shkruan Gjykata e Lartë.

“Me 12 .05.1982 u ndalua Dhimitër Aleksandër Lara, vjeç 21 punëtor në ndërmarrjen kimike, banues në Durrës për arsye se në autobuz ka kryer vepra të sjelljes së padenjë në shoqëri”, thuhet në vendimin e sigurua. /Prapaskena/

Previous Post

Lamallari emëron ish-drejtoresën e BKH-së në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit

Next Post

Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

Next Post
Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

Vrasja për të marrë hak: djali dhe nipi i Genc Mhillajt, dy nga autorët e atentatit të Lezhës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mbledhja e mbyllur e PS-së, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Mbledhja e mbyllur e PS-së, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

April 27, 2026
Gjiri i Vlorës plot me turistë; temperaturat e larta në fund të prillit favorizojnë pushimet bregdetare

Gjiri i Vlorës plot me turistë; temperaturat e larta në fund të prillit favorizojnë pushimet bregdetare

April 27, 2026
Hoxha të japë dorëheqjen pas mesazhit përçmues; BDI përgjigjet VLEN: Jeni kthyer në zëdhënës kundër interesit të Shqipërisë

Ata idiotë — Ferit Hoxha pyetet për mesazhet para përfaqësuesit VLEN në RMV; ministri: Nuk më tërhiqni, kam evoluar

April 27, 2026
Shefi i policisë në Selanik arrestohet për abuzim seksual ndaj një gruaje të burgosur gjatë transferimit me furgon

LAJME

Mbledhja e mbyllur e PS-së, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

by timoni.al
April 27, 2026
0

Kryeministri Edi Rama e ka kritikuar në një mbledhje me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist ish-ministren e Jashtme...

Read moreDetails
Gjiri i Vlorës plot me turistë; temperaturat e larta në fund të prillit favorizojnë pushimet bregdetare

Gjiri i Vlorës plot me turistë; temperaturat e larta në fund të prillit favorizojnë pushimet bregdetare

April 27, 2026
Hoxha të japë dorëheqjen pas mesazhit përçmues; BDI përgjigjet VLEN: Jeni kthyer në zëdhënës kundër interesit të Shqipërisë

Ata idiotë — Ferit Hoxha pyetet për mesazhet para përfaqësuesit VLEN në RMV; ministri: Nuk më tërhiqni, kam evoluar

April 27, 2026
Shefi i policisë në Selanik arrestohet për abuzim seksual ndaj një gruaje të burgosur gjatë transferimit me furgon

Shefi i policisë në Selanik arrestohet për abuzim seksual ndaj një gruaje të burgosur gjatë transferimit me furgon

April 27, 2026
Berisha pas deklaratës së Ramës: Ç’janë që thonë Shqipëria në duart e krimit; Ndërkombëtarët e paralajmëruan, por ai...

Berisha për Integrim me meritë; kreu i PD reagon ndaj akuzave të Ramës për bllokim

April 27, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbledhja e mbyllur e PS-së, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Mbledhja e mbyllur e PS-së, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

April 27, 2026
Gjiri i Vlorës plot me turistë; temperaturat e larta në fund të prillit favorizojnë pushimet bregdetare

Gjiri i Vlorës plot me turistë; temperaturat e larta në fund të prillit favorizojnë pushimet bregdetare

April 27, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al