Ish-finalisti i Big Brother VIP 5, Mateo Borri, foli për herë të parë pas daljes nga emisioni në emisionin ‘Ftesë në 5’, duke theksuar se gjatë lojës nuk kishte ndjekur asnjë strategji dhe se kishte qenë vetvetja. Ai tha se ka bërë pjesën e tij dhe se sjellja e tij brenda shtëpisë përputhej me atë jashtë: “Unë ky jam. Nëse njerëzve u dukem i pavërtetë, nuk është puna ime. Ata nuk më njihnin brenda në shtëpi. Më kanë sulmuar për të më nxjerrë të pavërtetë. Mateo Borri siç ka qenë brenda është dhe jashtë.” Sipas tij, kur ka ndjenja vepron me ndjesi dhe nuk planifikon taktika: “Te unë nuk ekzistonte strategjia, kur kam ndjenja, janë ndjesi. Unë nuk bëja strategji.” Ai shtoi se nuk ka strategji më të mirë se sa të jesh vetvetja, duke kritikuar ata që, sipas tij, viktimizoheshin dhe flisnin tepër. Për Seliun, Mateo u shpreh mirënjohës dhe i dëshiroi gjithë të mirat.
Mateo foli edhe për marrëdhënien me Brikenën dhe mbështetjen e familjes së tij. Ai përdori shprehjen “Kam rënë brenda” për të përshkruar lidhjen me të dhe tha se refuzimet e saj e bënin atë më të dëshirueshëm; kur ishte larg ndiheshte keq dhe e kërkonte me insistim. Për mënyrën se si shfaqej afërsia, ai u shpreh se kur pëlqen një vajzë dhe pëlqimi është reciprok ai merrte përqafimet edhe “ia merrja edhe me zor”. Mateo përmendi se pëlqimi i parë i ishte që në kopësht, por se tani është i martuar dhe nuk diskuton për pëlqimet e kaluara; çështjet personale midis tij dhe Brikenës i trajtojnë vetëm vetë ata dhe po flasin për të ardhmen.
Ai rrëfeu gjithashtu se herën e parë i kishte shkruar “të dua” italisht te dhoma e make-up-it, dhe se ajo i kishte thënë se nuk i besonte; më vonë e kishte thënë edhe gjatë një prime, kur ai ishte i mërzitur. Në fund, Mateo tregoi se nëna e tij e mbështet marrëdhënien: “Mami më ka thënë është shumë e bukur, shumë e mirë. Nëse unë jam i lumtur, mami është e lumtur.”















