Të shtënat me armë të së martës në Memalijat, Tepelenë çuan në vdekjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur. Autor i dyshuar i ngjarjes është Donald Nelaj, i cili rezulton të ketë precedentë penalë.
Nelaj ishte përfshirë më parë në hetime për trafik droge; në moshën 21-vjeçare ai u rendit në listën e personave të dyshuar për këtë veprimtari si pjesë e një grupi kriminal. Në nëntor të vitit 2018, policia e Sarandës sekuestronte 32.35 kg kanabis dhe një automjet tip “BMË X5” në kuadër të një operacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Hetimet e asaj periudhe zbuluan gjithashtu se Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj kishin kërcënuar me jetë Mikel Jorgji, i cili dyshohet se kishte ndërmjetësuar kontaktin e tyre me disa anëtarë të grupit nga Tepelena.
Sipas të dhënave të përmendura, Donald Nelaj është dënuar në vitin 2018 si pjesë e një grupi kriminal, i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike në bashkëpunim me persona të tjerë. Përveç përfshirjes në çështjet e drogës, ai është edhe autor dhe bashkëpunëtor në grabitjen e një pike Exchange në Tepelenë. Në këtë ngjarje, përveç tij, morën pjesë edhe katër persona të tjerë; ndër ta është përmendur edhe i plagosuri Dario Nelaj.
Lidhur me ngjarjen e së martës, informacionet publike që vijnë nga hetimet dhe dosjet e mëparshme përshkruajnë një historik të përfshirjes së autorit të dyshuar në aktivitete kriminale të lidhura me trafikimin e drogës dhe vepra të dhunshme, përfshirë grabitjen e kambistit në Tepelenë.
Top Channel















