Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve Laureus u zhvillua me praninë e shumë yjeve të sportit ndërkombëtar, ndërsa moderatorë për të tretin vit radhazi ishin Novak Djokovic dhe Eileen Gu. Carlos Alcaraz u shpall Sportisti më i mirë i ceremonisë. Teksa për femra, Aryna Sabalenka u shpall Sportistja e Vitit, duke mbajtur vendin e parë në renditjen botërore gjatë gjithë vitit 2025 dhe duke fituar turne të ndryshem, përfshirë US Open.
Paris Saint Germain mori çmimin Skuadra e Vitit pas një sezoni që kulmoi me fitoren e Ligës së Kampioneve, ku në finalen ndaj Interit fituan 5-0. PSG bëhet skuadra e pestë e futbollit që merr çmimin Laureus, pas Manchester United (2000), Barcelonës (2012), Bayern Mynih (2014, 2021) dhe Real Madrid (2025).
Në garat me makina, Lando Norris fitoi çmimin Zbulimi i Vitit pas titullit botëror për pilotë të fituar me McLaren. Rory McIlroy u nderua me çmimin ‘Rikthimi i Vitit’. Lamine Yamal, me rolin e saj te Barcelona, u shpall Sportisti i ri më i mirë i vitit. Çmimi Laureus Sport For Good i shkoi organizatës Futbol Mas, që përdor futbollin në mbështetje të të rinjve në mbarë botën. Çmimi Sporting Inspiration iu dha Toni Kroos.
Çmimi për karrierë, Laureus Lifetime Achievement Award, i shkoi Nadia Comaneci për karrierën dhe kontributin e saj në sport. Vlerësimi erdhi 50 vjet pas notës së parë perfekte 10 në gjimnastikën artistike në Lojërat Olimpike të Montrealit 1976. Në përshkrimin e karrierës së saj në ceremoninë e ndarjes u përmend se Comaneci fitoi tre medalje të arta në Lojërat e 1976 dhe dy në Olimpiket e Moskës në 1980. Ajo është sportistja e 20-të që merr çmimin Laureus Lifetime Achievement dhe e para gjimnaste që triumfon në këtë kategori.














