Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë Fier për ndalimin e shtetasit Agim Gashi, 38 vjeç, banues në Fier. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në njoftim thuhet se 38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G., kanë kryer veprën për të cilën akuzohen. Vëllai, K. G., është aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier. Ngjarja, sipas përshkrimit, ndodhi më datë 07.12.2023 në lagjen “16 Prilli” në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas konfliktit, personat e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti që drejtohej nga shtetasi E. J., 41 vjeç. Si pasojë e të shtënave, 41-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.















