Monday, April 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arben Malaj: Veliaj nuk është i burgosur politik, dal dëshmitarë për skemat e tij me oligarkët kundër pronarëve të tokave

Editor by Editor
April 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Arben Malaj: Veliaj nuk është i burgosur politik, dal dëshmitarë për skemat e tij me oligarkët kundër pronarëve të tokave
0
SHARES
38
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj, ka komentuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për përjashtimin e prokurorit të çështjes së tij, Ols Dado, me pretendimin se emërimi i tij në vitin 2008 është i pavlefshëm.

Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se Veliaj nuk është “engjëll” dhe as “i burgosur politik”, teksa hedh akuza ndaj tij se ka sulmuar të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës brenda Partisë Socialiste.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës është një nga personazhet që i ka bërë më shumë “mëkate” në rrugën e tij politike, duke nisur që nga terrorizimi i fshatarëve të varfër që shisnin perime në rrugë e deri tek nxjerrja nga shtëpitë me dhunë i banorëve të 5 Majit.

Malaj thotë se është gati të dalë dëshmitar për një skemë që Veliaj e ka përdorur me oligarkët për t’i marrë tokën vëllait të tij, që ndërrroi jetë në pritje të një leje ndërtimi për një godinë druri që donte të ndërtonte në tokën e tij. 

Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm dhe unë e kam mbrojtur edhe publikisht këtë të drejtë kushtetuese. Por Veliaj nuk është “engjëll” dhe as “i burgosur politik”.

Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokuror me metaforën e “gomarit”, pasi cenimi i kritereve ligjore dhe i masave duhet të verifikohet nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.

Ok, por nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?

Veliaj nuk është engjëll sepse: Veliaj dhe “Mjaft” qenë që ditën e parë skllevër vullnetarë të Ramës.

Ka keqpërdorur “Mjaft”-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, ndër të tjerë edhe mua.

Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.

Veliaj fshehu transparencën e fondeve në miliona euro te “Mjaft”, duke deklaruar se i kishte humbur laptopi.

Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve duhet të hetohen.

Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza.

Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të botës, as në Neë York.

Veliaj, bashkë me Policinë e Shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të “5 Majit” në palcën e dimrit, duke i bërë të qajnë dhe të mallkojnë, bashkë me fëmijët në krahë e gjyshet, apo duke thithur gazin helmues.

Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi një “ushtri” me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.

Ata, kryesisht, kishin portale dhe e ngrinin në qiell Veliajn, duke luftuar paçipërisht çdo individ kritik.

Kurtz, ish-kancelari i Austrisë, vetëm se ndërtoi një skemë të ngjashme ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e kryetarit të partisë, humbi postin e kancelarit dhe u gjykua për t’u dënuar edhe penalisht.

Veliaj sulmonte turpërisht çdo zë kritik, duke i akuzuar publikisht se “ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë”.

Ky ishte një sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë, edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe të drejtorit të urbanistikës.

Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

Takimi u bë ballafaques me Veliajn, i cili kishte marrë edhe urbanistin.

Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje, sepse e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore në gjykatë”, ai m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”.

Atëherë iu ktheva dhe i thashë se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.

Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion për t’u blerë tokën me çmime shumë më të ulëta se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.

Mediat pranë Veliajt shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.

Gënjeshtra gjithmonë i ka këmbët e shkurtra.

Menjëherë publikova në rrjetet sociale kërkesën që vëllai im i kishte drejtuar Veliajt, ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri, që të mos i zaptohej toka.

Qëndrimi im nuk ushqehet vetëm nga ky rast konkret, por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.

Mesazh i përsëritur për Veliajn:

NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe çdo kritiku ndaj teje.

Kujdes me metaforën e gomarit/gomarëve, se të kthehet tek vetja.

Rilindasit, ku ju bëni pjesë si “ushtari i mirë Shvejk”, do të jeni përgjegjës moralisht përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.

Merru me akuzat, E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, një i marrë një vend e çmend;

në vendin tim, në vendin tënd, kalin e lidhin, gomari pëllet;

se kalin e kanë vënë pas gomarit dhe gomarin para kalit.”

Previous Post

Pas akuzave për shkelje marrëveshjeje, Trump: Kemi qëlluar anije me flamurin e tyre që tentoi të kalonte bllokadën

Next Post

Abissnet Superiore: Mbyllet java e 32-të, rihapet gara për titullin dhe zien fundi i klasifikimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Opinion nga akademiku Artan Fuga: Hormuzi dhe namuzi

Akademiku Fuga jep listën e këshillave për emigrantët, turistët që kthehen në Shqipëri: Ju modernët me biçikleta, kujdes

April 19, 2026
Juventus fiton me Bolognan, konfirmon vendin e katërt në Serie A

Juventus fiton me Bolognan, konfirmon vendin e katërt në Serie A

April 19, 2026
Rama për mediat italiane: Meloni vizion të qartë për marrëdhënien tonë; shumë vende kërkuan marrëveshje për emigrantët, por...

Rama për mediat italiane: Meloni vizion të qartë për marrëdhënien tonë; shumë vende kërkuan marrëveshje për emigrantët, por…

April 19, 2026
Abissnet Superiore: Mbyllet java e 32-të, rihapet gara për titullin dhe zien fundi i klasifikimit

Abissnet Superiore: Mbyllet java e 32-të, rihapet gara për titullin dhe zien fundi i klasifikimit

April 19, 2026
Opinion nga akademiku Artan Fuga: Hormuzi dhe namuzi
AKTUALITET

Akademiku Fuga jep listën e këshillave për emigrantët, turistët që kthehen në Shqipëri: Ju modernët me biçikleta, kujdes

by timoni.al
April 19, 2026
0

Përmes ironisë së hollë, ai iu drejtohet shoferëve duke thënë se ata mund të mendojnë se dinë rregullat, por ekzistojnë...

Read moreDetails
Juventus fiton me Bolognan, konfirmon vendin e katërt në Serie A

Juventus fiton me Bolognan, konfirmon vendin e katërt në Serie A

April 19, 2026
Rama për mediat italiane: Meloni vizion të qartë për marrëdhënien tonë; shumë vende kërkuan marrëveshje për emigrantët, por...

Rama për mediat italiane: Meloni vizion të qartë për marrëdhënien tonë; shumë vende kërkuan marrëveshje për emigrantët, por…

April 19, 2026
Abissnet Superiore: Mbyllet java e 32-të, rihapet gara për titullin dhe zien fundi i klasifikimit

Abissnet Superiore: Mbyllet java e 32-të, rihapet gara për titullin dhe zien fundi i klasifikimit

April 19, 2026
Arben Malaj: Veliaj nuk është i burgosur politik, dal dëshmitarë për skemat e tij me oligarkët kundër pronarëve të tokave

Arben Malaj: Veliaj nuk është i burgosur politik, dal dëshmitarë për skemat e tij me oligarkët kundër pronarëve të tokave

April 19, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Opinion nga akademiku Artan Fuga: Hormuzi dhe namuzi

Akademiku Fuga jep listën e këshillave për emigrantët, turistët që kthehen në Shqipëri: Ju modernët me biçikleta, kujdes

April 19, 2026
Juventus fiton me Bolognan, konfirmon vendin e katërt në Serie A

Juventus fiton me Bolognan, konfirmon vendin e katërt në Serie A

April 19, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al