Javën e ardhshme, Milan dhe Juventusi do të përballen jo vetëm në fushën sportive, por edhe në merkaton e transferimeve për Robert Lewandowskin. Kontrata e sulmuesit me Barcelonën skadon pas dy muajsh, ndërsa lojtari ka ende dilema: të pranojë ofertën e rinovimit të Barcelonës me një reduktim të pagës ose të provojë një aventurë të re në moshën 37-vjeçare. Ajo që dihet është se Lewandowski nuk ka ndërmend të mbyllë karrierën si futbollist.
Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi, pritet të mbërrijë në Itali fundjavën e ardhshme për të takuar drejtuesit e Milanit dhe atyre të Juventusit, me qëllim të vlerësimit të nivelit të interesit dhe mundësive për investim në klientin e tij. Ndërkohë, Lewandowski ka marrë gjithashtu oferta nga Arabia Saudite dhe Major League Soccer, dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Polaku do të mbushë 38 vjeç në gusht, por mbetet një garanci golash: ai ka shënuar 565 gola përgjatë karrierës së tij me Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelonën. Në sezonin aktual me katalanasit, Lewandowski ka realizuar 17 gola në të gjitha kompeticionet. Në lidhje me të ardhmen, është cituar një deklaratë e tij: “Ka akoma kohë për të vendosur dhe Barcelona e di si mendoj”-bëhet e ditur si komente të fundit të sulmuesit për vazhdimësinë e karrierës së tij.
Milan dhe Juventusi pritet të shfaqin ofertat dhe strategjitë e tyre javën e ardhshme, teksa vlerësojnë mundësinë e sjelljes në skuadrat përkatëse të një goleadori me përvojën dhe statistikën e Lewandowskit. Takimet me agjentin do të shërbejnë për të kuptuar ofertat konkrete dhe përpjekjet financiare që klubet janë të gatshme të bëjnë për transferimin e 37-vjeçarit, i cili ndodhet në një pikë vendimtare të karrierës së tij.















