Skuadra e trajnerit Cristian Chivu kryeson aktualisht me 78 pikë, 12 më shumë se Napoli dhe 15 më shumë se Milan, duke i mjaftuar vetëm 4 pikë për të siguruar matematikisht Scudeton e 21-të në histori.
Festë në javën e ardhshme (26 prill): Inter mund të shpallet kampion nëse mposht Torinon dhe Napoli nuk arrin të fitojë ndaj Cremonese. Përveç kësaj, Milani nuk duhet të fitojë të paktën njërën nga dy ndeshjet e radhës, kundër Juventusit dhe kundër Veronës.
Festë në javën e 35-të (2–3 maj): Nëse Inter fiton ndaj Torinos dhe më pas shmang humbjen ndaj Parmës, titulli mund të sigurohet matematikisht në atë fazë të kampionatit.
Festë në javën e 36-të (9–10 maj): Nëse Inter nuk arrin të sigurojë 4 pikët në dy ndeshjet e ardhshme, mundësia e fundit për të fituar titullin vjen në përballjen ndaj Lazios.
Top Channel














