Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Banesa” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, duke goditur një rast të dyshuar të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve në Durrës. Në pranga u vu në flagrancë shtetasi E. K., 30 vjeç, banues në Durrës. Autoritetet njoftuan se i arrestuari dyshohej se kishte fshehur një sasi lënde narkotike në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij, në lagjen nr. 8, dhe se shërbimet policore ndërhynë në momentin që ai po tentonte të merrte lëndën narkotike, duke e kapur në flagrancë. Gjatë kontrollit të kryer në kuadër të operacionit u sekuestruan rreth 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u mor në cilësinë e provës materiale. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet janë në vijim për dokumentimin e plotë të rastit dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale lidhur me ngjarjen i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kolonia e piktorëve në Belsh promovon perlën karstike përmes artit dhe frymëzon piktorët në Dumre
Piktorët e pjesëmarrës përshkruan Dumrën si një “Toskani të vogël” ndërsa u ndalën për disa ditë për të pasqyruar në...
Read moreDetails















