Në vitin 2023, një 22-vjeçar, G. M., u kap në Shëngjin pas një operacioni të shpejtë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Ai ishte në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, për të cilën Gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.
Sipas hetimeve, G. M. dyshohet se, në gusht 2023, në fshatin Gjadër, ka bashkëpunuar me vëllanë e tij, E. M., i cili u arrestua në nëntor 2023, për të plagosur rëndë me armë zjarri shtetasin D. Gj. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.















