Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare në Kuvend, ku janë parashikuar disa interpelanca dhe shqyrtimi i projektligjeve. Deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministren Albana Koçiu.
Rendi i ditës, sipas urdhrit nr. 25, datë 14.4.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, përfshin:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.4.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
6. Interpelancë me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
7. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019”.
9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa”.
10. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit”.
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.
12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.
13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku çdo deputet mund të flasë deri në 5 minuta. Koha totale për këto diskutime nuk mund të kalojë 60 minuta.















