Inspektorati i Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me zjarrin e madh që shkrumboi pallatin në Tiranë, duke njoftuar ngritjen e një grupi pune për inspektimin e menjëhershëm të shkaqeve të këtij aksidenti. Urdhrat Nr. 90 dhe Nr. 91, datë 14.04.2026, janë lëshuar për “Kryerjen e Inspektimit pranë Subjekteve Private në pallatin ‘Arlis’”.
Pas incidentit të djeshëm, i cili rezultoi në zjarr, urdhërohet kryerja e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis” për të verifikuar shkaqet e aksidentit. Inspektimi do të realizohet nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, si dhe nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.















