Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vazhduar përplasjen me Papa Leonin mbi luftën në Iran dhe çështjen e armëve bërthamore. Në një postim në Truth Social, Trump e quajti “absolutisht të papranueshme” që Irani të zotërojë armë bërthamore, duke i bërë thirrje Papës të reagojë për situatën në vend. Ai theksoi se Irani ka vrarë të paktën 42,000 protestues të pafajshëm në dy muajt e fundit dhe se posedimi i armëve bërthamore nga Irani është i papranueshëm.
Përplasja mes Trumpit dhe Papës filloi disa ditë më parë, kur Trump e quajti Papën “të tmerrshëm për politikën e jashtme” dhe sugjeroi se ai “nuk e kupton luftën” dhe nuk duhet të flasë për të. Në përgjigje, Papa Leone theksoi se “nuk ka frikë nga administrata Trump” dhe se do të vazhdojë të flasë kundër luftës.
Kjo situatë ndodh në një moment të tensionuar, ku çështja e programit bërthamor iranian mbetet një pikë kyçe e përplasjesh në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.













