Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Prizrenit. Sipas informacioneve paraprake, një autobot që transportonte lëndë djegëse ka dalë nga rruga në dalje të segmentit verior të autostradës. Fatmirësisht, nuk ka pasur shpërthim apo përfshirje nga flakët, duke shmangur pasoja të rënda.
Forca të shumta policie dhe ekipe të mirëmbajtjes së autostradës kanë mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të devijuar qarkullimin e mjeteve. Po ashtu, po punohet për tërheqjen e mjetit të aksidentuar, ndërsa deri tani nuk ka raporte për persona të lënduar.













