Brikena ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP. Në emisionin ‘Fan Club’, ajo ka ndarë përvojat e saj pas përfundimit të reality show-t, duke theksuar se ka pasur mundësi të komunikojë me familjarët e Mateos, me të cilin ka krijuar një raport dashurie gjatë qëndrimit në program.
Brikena shprehu se familja e saj ka qenë shumë mbështetëse për lidhjen e saj me Mateon. Ajo tha se ka marrë shumë dashuri nga publiku dhe nga familja pas daljes, duke e konsideruar përvojën si një rrugëtim të paparashikueshëm dhe emocional. Brikena pranoi se nuk e priste të dilte çift nga ky program dhe se, ndonëse nuk mendonte se e meritonte finalen, vlerëson mbështetjen e publikut.
Ajo përmendi se raporti i saj me Mateon ka pasur ulje-ngritje, por gjithçka ka qenë spontane. Brikena theksoi se familja e saj e do shumë Mateon dhe se mezi pret ta takojë atë. Ajo përshëndeti edhe familjarët e Mateos dhe foli me motrën e tij, duke i përshkruar ata si një familje shumë të mirë.















