Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari E. F., i shpallur në kërkim për dyshimin si porositës i zjarrvënies së një automjeti në Pogradec, ngjarje e ndodhur më 26 shkurt 2026. Ndalimi i tij është realizuar nga strukturat e DVP Korçë, në përputhje me urdhrin e Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të ambientit ku u kap E. F., është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila është sekuestruar si provë materiale. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.















