Emigrantët që festuan Pashkën në vendlindje kanë nisur rikthimin drejt Greqisë, duke shkaktuar fluks të shtuar në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se dhjetëra mjete kanë krijuar një radhë që ka arritur në më tepër se 1 kilometër. Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare punon me 5 sportele në dalje, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje. Fluksi ka ndodhur në minutat e fundit, pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë. Autoritetet kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur pritjet e gjata për qytetarët që kalojnë kufirin.
Denoncimi i Fiks Fare: Ura e Mesit në Milot shkatërrohet, 2.3 mln euro nuk mjaftojnë për rehabilitim!
Fiks Fare ka denoncuar vazhdimisht problemet e gërryerjeve në lumin Mat dhe dëmtimin e veprave të artit dhe kulturës, që...
Read moreDetails















