Nedim Bajrami po përjeton një periudhë të vështirë në karrierën e tij te Rangers, ku nuk po gjen hapësirat e dëshiruara. 27-vjeçari nuk është pjesë e planeve kryesore të trajnerit Philippe Rohl dhe në ndeshjen e fundit ndaj Falkirk, ai u shfaq vetëm në stol. Në kontrast me këtë situatë, Bajrami është një nga lojtarët më të besuar në Kombëtaren shqiptare, duke luajtur një rol aktiv nën drejtimin e trajnerit Sylvinho. Ai ka realizuar 33 paraqitje në tri vitet e fundit, duke u shfaqur së fundmi në skuadër pas tre ndeshjesh mungesë në kampionat.
Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e paqartë. Bajrami ka kontratë me Rangers deri në vitin 2028, por një transferim gjatë merkatos së verës nuk përjashtohet.















