Martina Pajollari, e akuzuar për moskallëzim të vrasjes së Martin Çeços, ndodhet në arrest shtëpie prej dy javësh, pas përfundimit të afateve të paraburgimit. Mbrojtja e saj kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm, ndërsa dy muaj më parë edhe tre të akuzuarit e tjerë u liruan për të njëjtin arsye.
Vrasja e Martin Çeços, 26 vjeçar nga fshati Kolanec i Maliqit, ka kaluar një kalvar të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ai u denoncua si i zhdukur më 12 qershor nga babai i tij, dhe trupi i tij u gjet më 16 qershor në një rezervuar. Ngjarja u inskenua si vetëvrasje, por hetimet zbuluan mavijosje në qafë, duke rritur dyshimet për një krim.
Sipas hetimeve, vrasja kishte lidhje me një histori dashurie. 18 vjeçarja kishte nisur një marrëdhënie me 38 vjeçarin Bleti Angjo, pas një lidhjeje të mëparshme me Martin Çeçon. Kjo ngjallje xhelozie rezultoi në vrasje, ku Bleti Angjo, i dënuar më parë për vjedhje, bashkë me miqtë e tij Valter dhe Edlir Mollaj, mbyten Martin Çeçon me një litar dhe e hodhën trupin në rezervuar. Seancat e tjera gjyqësore pritet të zhvillohen për këtë rast.















