Mediat ndërkombëtare e përshkruajnë dështimin e negociatave mes SHBA dhe Iranit si “muri kundër murit”. Bisedimet, të cilat zgjatën 21 orë, nuk arritën të afroheshin për shkak të diferencave të thella mes palëve. Tre çështje kryesore penguan arritjen e një marrëveshjeje: rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pasurimi i uraniumit për programin bërthamor të Iranit dhe kërkesa e Teheranit për të zhbllokuar 27 miliardë dollarë asete të ngrira jashtë vendit.
Shtetet e Bashkuara kërkuan që Irani të rihapte menjëherë ngushticën për të lejuar trafikun detar, por Irani refuzoi të heqë dorë nga kontrolli mbi këtë pikë strategjike, duke thënë se do ta bënte këtë vetëm pas një marrëveshjeje përfundimtare dhe në këmbim të një tarife.
E ardhmja pas dështimit të negociatave duket e zymtë dhe e mbushur me pasiguri. Donald Trump ka dy skenarë kryesorë: njëri është rifillimi i bombardimeve ndaj Iranit, që mund të çojë në një luftë të re në Lindjen e Mesme dhe përkeqësimin e krizës energjitike, ndërsa skenari tjetër është vazhdimi i negociatave për të gjetur një kompromis. Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje është e vështirë për shkak të pozita të largëta mes palëve mbi programin bërthamor dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.















