Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me skuadrën e Mallorca, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e klubit. Ai ka tejkaluar rekordin e legjendës Samuel Eto’o, i cili kishte shënuar 54 gola për Mallorca. Muriqi e vendosi emrin e tij në histori gjatë ndeshjes me Rayo Vallecano, ku shënoi dy gola në pjesën e parë. Goli i parë erdhi në minutën e 36, pas një asistimi nga Samu Costas, ndërsa katër minuta më vonë, ai shënoi sërish pas asistit të Luvumbos, duke i dhënë Mallorca një avantazh të dyfishtë. Këto arritje e pozicionojnë Muriqin si një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit spanjoll.
Conte pas barazimit me Parmën: Duhej të ishim më të kujdesshëm me avantazhin e tyre
Trajneri i Napolit, Antonio Conte, komentoi barazimin e skuadrës së tij ndaj Parmës në Tardini, një rezultat që ndikon negativisht...
Read moreDetails















