Pas dështimit të bisedimeve të paqes në Islamabad, ministria e jashtme e Iranit ka reaguar. Zëdhënësi Esmail Baghaei ka theksuar se nuk pritej që SHBA-të dhe Irani të arrinin një marrëveshje menjëherë. Ai ka shtuar se bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të mbushur me mosbesim dhe dyshime, pas më shumë se 40 ditësh “lufte të imponuar” dhe pak kohë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi.
Baghaei ka deklaruar për Rrjetin e Lajmeve Studentore të shtetit iranian se nuk ishte e arsyeshme të pritej një marrëveshje në një seancë të vetme, duke theksuar se askush nuk kishte pritje të tilla. Megjithatë, ai ka theksuar se “diplomacia nuk mbaron kurrë”.















