SPAK ka kërkuar nga GJKKO që të pushojë çështjen ndaj Joniad Myzyrit, ish-kreut të KPP-së. Myzyri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Komisionin e Prokurimeve Publike. Çështja në fjalë lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.
Tenderi është zhvilluar në vitin 2020 dhe, sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka marrë parasysh ankesat e paraqitura. Gjatë shqyrtimit të procedurës, SPAK pretendon se është favorizuar një bashkim operatorësh, të cilët dyshohet se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.















