Artur Çangu, një person nga Nikël i Fushë Krujës, u vra mbrëmjen e së premtes me çifte. Fotoja e tij është e disa viteve më parë dhe është siguruar nga korrespondentja Vali Qyrfyçi. Shkaku i konfliktit mes Çangut dhe autorit, i cili është në arrati, ende nuk dihet. Policia ka njoftuar se Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

