Ernest Muçi nuk do të luajë këtë fundjavë në ndeshjen e Trabzonspor me Alanyaspor, e vlefshme për javën e 29 të Superligës turke. Klubi ka konfirmuar mungesën e tij, duke mos e përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar. Muçi pësoi një dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren shqiptare, duke humbur kështu ndeshjen miqësore me Ukrainën dhe atë në kampionat ndaj Galatasaray.
Ai u përpoq të rikthehej në fushë gjatë seancës stërvitore të së enjtes, por testi tregoi se ende nuk ishte gati. Trabzonspor, aktualisht në vendin e tretë me 63 pikë, është në garë për titullin, duke qenë vetëm 4 pikë prapa liderit Galatasaray dhe në të njëjtin nivel me Fenerbahçe.














