Panairi i poçerisë në Korçë, një traditë e vjetër e qytetit, zhvillohet çdo vit në prag të festës së Pashkës. E Premtja e Zezë për besimtarët lidhet me ritualin e blerjes së orendive prej balte, një zakon që vazhdon të ruhet ndër vite. Në sheshin para Katedrales Ngjallja e Krishtit, janë ekspozuar enë dhe suvenire prej balte e qeramike, të cilat qytetarët i zgjedhin për përdorim të përditshëm, si dhe si simbole tradite dhe mbarësie gjatë festave. Panairi i poçerisë është një nga elementët më të rëndësishëm të identitetit kulturor të Korçës, duke krijuar një atmosferë të veçantë në javën e Pashkës.
Vrasja me armë zjarri në Nikël, policia reagon: Autori është në arrati
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, është raportuar një ngjarje e rëndë, ku shtetasi E. A. dyshohet se ka...
Read moreDetails














