Bordi i Transparencës, në mbledhjen e tij më 10 Prill 2026, vendosi për çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës. Çmimi i shitjes me pakicë për gazoil, standardi SSH EN 590, është caktuar në 217 lekë/litri, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë 205 lekë/litër. Për benzinën, çmimi i shitjes me pakicë është vendosur në 176 lekë/litri, dhe me shumicë në 164 lekë/litër. Këto çmime do të hyjnë në fuqi më 10 Prill në orën 18:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme.
Bordi thekson se operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës kanë detyrimin të zbatojnë këtë vendim. Në rast shkeljesh nga operatorët, do të ketë pezullim të aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për të siguruar parimet e konkurrencës së ndershme në treg.















