Amir Rrahmani po zhvillon një program intensiv stërvitjeje me synimin për t’u rikthyer në fushë dhe për të ndihmuar skuadrën në fundin e sezonit. Sipas raportimeve nga mediat italiane, rikthimi i tij pritet të ndodhë më 18 prill. Lajmi është konfirmuar nga “La Repubblica”, e cila thekson se qendërmbrojtësi kosovar mund të jetë në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për një ndeshje vendimtare kundër Lazios në stadiumin “Maradona”.
Rrahmani ka qenë jashtë fushave që nga muaji shkurt për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen ndaj Romës. Ai gjithashtu ka munguar në dy ndeshje të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës për kualifikimet në Kupën e Botës, kundër Rumanisë dhe Turqisë, që zhvilluan në muajin mars. Fillimisht pritej që kapiteni i Kombëtares të rikthehej në fillim të prillit, por procesi i rikuperimit ka vonuar këtë afat.
Me rikthimin e tij në fushë, Rrahmani pritet të kontribuojë në përpjekjet e skuadrës për të përfunduar sezonin me rezultate pozitivë.















