Friday, May 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Bashkim Ulaj nuk njeh të ngopur/ Tender i dyshimtë në Ministrinë e Energjisë, vetëm 2 firma në garë, fiton ‘4 A-M’ e Ardit Metaliajt!

Editor by Editor
April 6, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Bashkim Ulaj nuk njeh të ngopur/ Tender i dyshimtë në Ministrinë e Energjisë, vetëm 2 firma në garë, fiton ‘4 A-M’ e Ardit Metaliajt!
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër tender me vlerë të konsiderueshme në sektorin e energjisë elektrike ka përfunduar në duart e një kompanie që lidhet me emra të njohur të biznesit në vend. Bëhet fjalë për kompaninë “4 A-M” shpk, e cila është shpallur fituese për Lotin 2 të një projekti të rëndësishëm në juglindje të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, tenderi është zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë dhe ka si objekt “Zhvillimin e rrjetit TM 20 kV, ndërtimin e kabinave elektrike, rrjetin TU me përcjellës ABC për Fiderin 8 në nënstacionin e Pogradecit, si dhe ndërtimin e tubacioneve dhe pusetave për daljet e fiderave 2, 3, 4 dhe 8”.

Fondi limit i këtij projekti ka qenë 130,361,040 lekë pa TVSH, ndërsa oferta fituese e kompanisë “4 A-M” shpk rezulton në vlerën 127,779,422 lekë pa TVSH.

Në garë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë: “4 A-M” shpk dhe “REJ” shpk, duke ngritur pikëpyetje mbi nivelin e konkurrencës reale në këtë procedurë.

Burime dhe indicie të ndryshme sugjerojnë se pas kompanisë fituese qëndron Ardit Metaliaj, i konsideruar si një nga njerëzit e afërt dhe të besuar të biznesmenit të njohur Bashkim Ulaj. Ky i fundit prej kohësh përflitet për ndikimin e tij në sektorin e ndërtimit dhe projektet publike strategjike.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, e drejtuar nga Enea Karakaci i Ballukut, është shpesh në qendër të kritikave për mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike dhe transparencën e procedurave tenderuese.

Fakti që një tender me vlerë mbi 130 milionë lekë zhvillohet me vetëm dy operatorë në garë dhe përfundon tek një kompani e lidhur me emra të fuqishëm të biznesit, ngre dyshime serioze për paracaktim të fituesit dhe mungesë gare reale.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, do të nisin verifikime mbi këtë procedurë dhe lidhjet e mundshme që mund të kenë ndikuar në rezultatin final.

Previous Post

Dy persona humbin jetën në Norvegji pas rrëmbimit nga një ortek në malet e Oslos, dy të tjerë kanë pësuar lëndime.

Next Post

Kryeministri Orban inspekton gazsjellësin ‘TurkStream’ në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë: Po verifikojmë nëse gjithçka është në përputhje me standardet.

Next Post
Kryeministri Orban inspekton gazsjellësin 'TurkStream' në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë: Po verifikojmë nëse gjithçka është në përputhje me standardet.

Kryeministri Orban inspekton gazsjellësin 'TurkStream' në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë: Po verifikojmë nëse gjithçka është në përputhje me standardet.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al