Një shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Toç të Memaliajt më 6 prill 2026, rreth orës 00:10. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e shtetasit B. K., 67 vjeç. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas shpërthimit, autorët dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin udhëtonin, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, afër fshatit Qesarat, dhe më pas janë larguar në këmbë. Shërbimet e Policisë janë angazhuar për të kontrolluar zonën dhe për të lokalizuar autorët e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprime intensive për të sqaruar rrethanat e shpërthimit, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët. Policia po punon për të zbardhur të gjitha detajet lidhur me këtë incident të rëndë që ka shqetësuar komunitetin lokal.















