Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Mësohet se i moshuari ishte endacak dhe trupi i tij është zbuluar në një shtëpi të pabanuar. Banorët e lagjes kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë pas gjetjes së trupit. Autoritetet po kryejnë hetime mbi rastin, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për një ekspertizë mjekoligjore.
Policia vazhdon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.















