Misioni Artemis II ka arritur një moment kyç, pasi kapsula kozmike Orion ka nisur zyrtarisht drejt Hënës pas lëshimit nga orbita e Tokës. Shtytja vendimtare, e njohur si Injektimi Transhënor (TLI), zgjati rreth 6 minuta dhe u realizua pa probleme, duke i dhënë kapsulës shpejtësinë e nevojshme për të dalë nga graviteti i Tokës.
Në bord ndodhen katër astronautë, përfshirë kanadezin Jeremy Hansen, i cili ka deklaruar se ekipi ndihet mirë dhe i motivuar për këtë udhëtim historik. Ky është fluturimi i parë me njerëz përtej orbitës së Tokës, që nga programi Apollo në vitin 1972. Misioni pritet të kalojë përreth anës së largët të Hënës dhe të kthehet në Tokë.
Sipas NASA-s, kapsula Orion pritet të arrijë një distancë rekord, duke kaluar mbi 7,600 km përtej Hënës, një rekord që mund të tejkalojë atë të vendosur nga Apollo 13. Gjatë udhëtimit, astronautët do të përjetojnë pamje spektakolare, përfshirë një eklips total diellor, kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin.
Ky mision është konsideruar një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzve në sipërfaqen hënore në vitet e ardhshme, duke shënuar një tjetër avancim në eksplorimin hapësinor.















