Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama ‘rrëmben’ nismën e Jorida Tabaku: premton si të tijën ligjin për sigurimet e prindërve të fëmijëve me aftësi ndrysh

Editor by Editor
April 1, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Rama ‘rrëmben’ nismën e Jorida Tabaku: premton si të tijën ligjin për sigurimet e prindërve të fëmijëve me aftësi ndrysh
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës se socialistët e Njësisë nr.4 në Tiranë.

Gjatë takimit, Rama është zotuar se me aktin normativ të qeverisë në muajin qershor do paguaj sigurimet shoqërore për prindërit që kujdesen për fëmijët e tyre që kanë nevoja të veçanta apo me aftësi ndryshe.

Por kjo nismë është duke u shqyrtuar aktualisht në Parlamentin e Shqipërisë dhe një ditë më parë është prezantuar nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku. Ndërkohë që sot Rama e ka shitur si nismën e tij ligjore dhe është zotuar se qeveria nuk do i lerë këto familjarë pa pension.

“E kemi ditur ne madje dhe e kemi thënë më parë, por do ta realizojmë tani, që kujdestarët, prindër apo kujdestarë të afërm, familjarë e tjerë, e tjerë, të fëmijëve me aftësi të veçanta, kemi shumë fëmijë me aftësi të veçanta që kanë nevojë për kujdes të drejtpërdrejtë, kemi shumë njerëz që kanë nevojë për kujdestarë e tjerë, e tjerë dhe që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për njeriun e afërt, për fëmijën, nuk mundet dot që për këtë shkak të penalizohen dhe të mbeten pa pension nesër. Kështu që do t’ua paguajë shteti sigurimet shoqërore dhe kjo do të fillojë nga akti i ardhshëm normativ i qershorit.

Ashtu sikundër, kemi thënë dhe tani do ta realizojmë edhe dyfishimin e shpërblimit për prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta, për nënat në radhë të parë, diçka që është e mirëpritur patjetër nga prindërit, diçka që patjetër do ishte mirë të ishte bërë më përpara, por mundësitë nuk kanë qenë” tha Kryeministri Rama.

NISMA TABAKU

Ndërkohë që një ditë më parë deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka vijuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave prezantimin e nismës së saj ligjore për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për prindërit—veçanërisht nënat—që kujdesen për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe sindromën Down, duke theksuar se kjo iniciativë është produkt i një procesi të gjerë konsultimi dhe reflektimi.

Tabaku bëri të ditur se për hartimin e projektligjit janë zhvilluar tre seanca publike, përveç komenteve dhe sugjerimeve të dhëna nga organizatat e shoqërisë civile në faqen zyrtare të Kuvendit. Sipas saj, këto konsultime kanë qenë thelbësore për të përmirësuar dhe zgjeruar përmbajtjen e nismës.

“Kam marrë sugjerime konkrete nga organizatat dhe prindërit, të cilat më ndihmuan të zgjeroj grupin e përfituesve dhe ta bëj këtë nismë më gjithëpërfshirëse,” u shpreh ajo.

Duke iu referuar të dhënave, Tabaku theksoi se aktualisht janë rreth 15 mijë përfitues që përfshihen në kategorinë e sindromës Down dhe spektrit të autizmit, ndërkohë që mbështetja financiare për kujdestarët mbetet minimale.  “Pagesa prej 14 mijë lekësh në muaj është qesharake dhe nuk garanton as minimumin e nevojshëm. Ky grup ka nevojë për një sistem mbështetës real dhe një infrastrukturë të mirë menduar,” theksoi ajo.

Deputetja e PD e vendosi nismën e saj në një linjë të njëjtë me përpjekjet e tjera ligjore për aksesueshmërinë e këtyre grupeve, duke nënvizuar se qëllimi është ndërtimi i një qasjeje të plotë dhe të qëndrueshme ndaj kësaj çështjeje.  Në një moment të fortë emocional dhe politik, Tabaku e cilësoi kujdesin e këtyre nënave si një punë të papaguar me vlerë të jashtëzakonshme për shoqërinë.  “Kjo është një punë e papaguar që ka më shumë vlerë se çdo punë që bëjmë ne këtu. Ato janë heroina që heqin dorë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e tyre,” deklaroi ajo.

Duke kritikuar mungesën e një përgjigjeje të qartë nga qeveria, Tabaku theksoi se çështja kërkon përgjegjësi dhe veprim konkret nga institucionet. “Nuk ka rëndësi emri që vendoset mbi ligj. Rëndësi ka që Parlamenti të ngrihet mbi interesat personale dhe të miratojë një ligj në interes të grave dhe familjeve. Le të jetë një nismë e përbashkët e të gjitha zonjave deputete,” përfundoi Tabaku.

Previous Post

Bashkësitë fetare marrin mbështetje financiare nga Qeveria, Këshilli i Ministrave përcakton fondet nga Buxheti i vitit 2026.

Next Post

‘Deputeti nuk është një figurë pa rëndësi’/ Braçaj shpreh një reagim të ashpër mbi inertet në Tiranë: Flasim për rikthimin e partisë, por mbeturinat pengojnë qarkullimin.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Alessandro Bastoni, në qendër të spekulimeve, strategjia e Interit dhe plani i Barcelonës

Alessandro Bastoni, në qendër të spekulimeve, strategjia e Interit dhe plani i Barcelonës

April 1, 2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më së bashku, e kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit.

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më së bashku, e kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit.

April 1, 2026
Aktivisti i PS ndëroi jetë sot; Braçe akuzon postierin e Postës Shqiptare për përvetësimin e pensionit: I dorëzoi pensionin në familje, pastaj e ktheu dhe e mori përsëri.

Aktivisti i PS ndëroi jetë sot; Braçe akuzon postierin e Postës Shqiptare për përvetësimin e pensionit: I dorëzoi pensionin në familje, pastaj e ktheu dhe e mori përsëri.

April 1, 2026
Presidenti iranian shpërndan një letër të hapur drejtuar amerikanëve: Ne nuk kemi iniciuar këtë luftë, SHBA nuk disponon prova për kërcënim nga Irani.

AKTUALITET

Alessandro Bastoni, në qendër të spekulimeve, strategjia e Interit dhe plani i Barcelonës

by timoni.al
April 1, 2026
0

Alessandro Bastoni po kalon një vit të vështirë, një situatë që pasqyrohet qartë në fotografinë e tij, ku duket i...

Read moreDetails
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më së bashku, e kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit.

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më së bashku, e kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit.

April 1, 2026
Aktivisti i PS ndëroi jetë sot; Braçe akuzon postierin e Postës Shqiptare për përvetësimin e pensionit: I dorëzoi pensionin në familje, pastaj e ktheu dhe e mori përsëri.

Aktivisti i PS ndëroi jetë sot; Braçe akuzon postierin e Postës Shqiptare për përvetësimin e pensionit: I dorëzoi pensionin në familje, pastaj e ktheu dhe e mori përsëri.

April 1, 2026
Presidenti iranian shpërndan një letër të hapur drejtuar amerikanëve: Ne nuk kemi iniciuar këtë luftë, SHBA nuk disponon prova për kërcënim nga Irani.

Presidenti iranian shpërndan një letër të hapur drejtuar amerikanëve: Ne nuk kemi iniciuar këtë luftë, SHBA nuk disponon prova për kërcënim nga Irani.

April 1, 2026
‘Futbolli si profesion: sportet e tjera në nivel diletantesh’/ Gravina nxit reagime të forta nga atletët italianë

‘Futbolli si profesion: sportet e tjera në nivel diletantesh’/ Gravina nxit reagime të forta nga atletët italianë

April 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alessandro Bastoni, në qendër të spekulimeve, strategjia e Interit dhe plani i Barcelonës

Alessandro Bastoni, në qendër të spekulimeve, strategjia e Interit dhe plani i Barcelonës

April 1, 2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më së bashku, e kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit.

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më së bashku, e kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit.

April 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al