Grupet për Kupën e Botës 2026 janë përfundimisht të kompletuara, pas kualifikimit të gjashtë ekipeve të fundit. Ky edicion do të jetë krejtësisht ndryshe nga të kaluarat, pasi do të ketë një numër rekord prej 48 kombëtareve, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe secili. Turneu do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, duke filluar më 11 qershor.
Grupet janë ndarë si më poshtë:
- Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
- Grupi B: Kanada, Bosnja & Hercegovina, Katar, Zvicra
- Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia
- Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
- Grupi E: Gjermani, Curacao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
- Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
- Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
- Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
- Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
- Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
- Grupi K: Portugali, DR Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
- Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Ky event sportiv premton të sjellë spektakël, duke përfshirë rikthimin e disa kombëtareve historike dhe duke ofruar përballje intriguese në çdo grup. Me një strukturë të re dhe një numër më të madh ekipesh, gjithçka është gati për të ofruar një Botëror të paharruar.















