Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, njoftoi se disa dronë hynë në hapësirën ajrore të vendit, por theksoi se nuk ka asnjë kërcënim ushtarak për Finlandën. Ai sqaroi se një nga dronët kishte origjinë ukrainase.
Stubb vuri në dukje se autoritetet finlandeze reaguan menjëherë ndaj situatës dhe e falënderoi për veprimin e tyre të shpejtë dhe efektiv. Ai njoftoi se hetimi për incidentin është duke vazhduar, dhe se autoritetet po monitorojnë situatën nga afër. Presidenti siguroi publikun se Finlanda mbetet e përgatitur për t’u përgjigjur ndaj incidenteve të ardhshme dhe se është gatishmëri për të mbrojtur territorin e saj.















