Bashkimi Europian ka filluar një hetim zyrtar ndaj platformës sociale Snapchat, i fokusuar në sigurinë e përdoruesve, sidomos fëmijëve dhe adoleshentëve. Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të rregulluar hapësirën digjitale dhe për të vendosur standarde më të forta për kompanitë e teknologjisë, në një kohë kur ndikimi i rrjeteve sociale në përditshmëri po rritet.
Komisioni Europian ka hapur procedura për të verifikuar nëse Snapchat i përmbushet Aktit të Shërbimeve Digjitale. Ka shqetësime se plataforma mund t’i ketë ekspozuar fëmijët ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe aktiviteteve kriminale, duke përfshirë shitjen e Produkteve të paligjshme. Për momentin, Snapchat ka 94.7 milionë përdorues mujorë në Bashkimin Europian dhe është veçanërisht i popullarizuar mes adoleshentëve. Përdorimi i saj është i lartë: në Danimarkë, gjysma e 10-vjeçarëve dhe një e treta e 11-vjeçarëve përdorin aplikacionin, ndonëse kushtet e tij kërkojnë që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç.
Sipas rregullave të BE-së, platformat digjitale që operojnë në Evropë duhet të respektojnë standardet e bllokut. Komisioni Europian ka autoritetin për të vendosur gjoba të rënda për shkeljet e rregullave, dhe në raste përsëritjeje, mund të ndalojë përfundimisht operimin e platformës në territorin e BE-së. Ky hetim tërheq vëmendjen mbi nevojën për të mbrojtur përdoruesit, veçanërisht ata më të vegjël, në një mjedis digjital gjithnjë e më të komplikuar.















