Friday, May 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dorian Duçka në Europa Forum Lech: Siguria energjetike është siguri kombëtare

Editor by Editor
March 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Dorian Duçka në Europa Forum Lech: Siguria energjetike është siguri kombëtare
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesëmarrje në një nga forumet më elitare të kontinentit, me takime me Günther Oettinger dhe liderë të nivelit të lartë nga politika, diplomacia dhe biznesi europian

Sipërmarrësi dhe këshilltari strategjik ndërkombëtar Dorian Ducka mori pjesë në Europa Forum Lech, një nga platformat më elitare të dialogut politik dhe ekonomik në Europë, që zhvillohet çdo vit në Lech am Arlberg, Austri.

Në një kohë kur Europa përballet me sfida të shumanshme – nga tensionet gjeopolitike dhe konfliktet në kufijtë e saj, deri te transformimet në tregjet globale të energjisë – Europa Forum Lech shërben si një hapësirë kyçe për artikulimin e strategjive dhe koordinimin e përgjigjeve ndërkombëtare. Forumi mbledh vendimmarrës të nivelit të lartë, diplomatë, liderë biznesi dhe ekspertë për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të kontinentit dhe pozicionimin e tij në rendin global.

dorian ducka

Gjatë pjesëmarrjes së tij, Ducka zhvilloi takime me presidentin e forumit dhe ish-komisionerin europian Günther Oettinger, ku në fokus të diskutimeve ishin roli i Europës në menaxhimin e krizave ndërkombëtare, forcimi i autonomisë strategjike dhe rëndësia kritike e sigurisë energjetike si një nga shtyllat kryesore të stabilitetit dhe konkurrueshmërisë së Bashkimit Europian.

ducka

“Europa duhet të veprojë më e bashkuar dhe më strategjike përballë një realiteti gjithnjë e më kompleks global. Siguria energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike, por një element thelbësor i sigurisë kombëtare dhe europiane,” u shpreh Ducka gjatë forumit.

ducka

Ky aktivitet ekskluziv mblodhi një sërë personalitetesh të njohura ndërkombëtare, përfshirë diplomatin Wolfgang Ischinger, drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih, ish-Kancelarin austriak Wolfgang Schüssel, si dhe përfaqësues të lartë institucionalë si Claudia Plakolm nga Kancelaria Federale Austriake, së bashku me liderë të rëndësishëm të biznesit nga Gjermania dhe Austria.

22

Pjesëmarrja e Dorian Ducka në këtë forum të nivelit të lartë reflekton rritjen e profilit të aktorëve shqiptarë në diskutimet strategjike ndërkombëtare dhe në rrjetet elitare ku formësohen politikat dhe orientimet e ardhshme të Europës.

Previous Post

Ekskluzive: 500,000 euro për të dënuar Ruben Saraivën në burg, portugezi u shpall fajtor dhe mori dënimin me burg përjetë dje.

Next Post

Formacionet zyrtare të publikuara: Sylvinho zgjedh Uzunin dhe Bajramin në sulm, pa ndryshime në mbrojtje.

Next Post
Formacionet zyrtare të publikuara: Sylvinho zgjedh Uzunin dhe Bajramin në sulm, pa ndryshime në mbrojtje.

Formacionet zyrtare të publikuara: Sylvinho zgjedh Uzunin dhe Bajramin në sulm, pa ndryshime në mbrojtje.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al