Moti i nesërm pritet të jetë i paqëndrueshëm në Shqipëri, me reshje që do të jenë mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqe si Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohen reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë pritet që reshjet të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.
Duke u bazuar në parashikimet për situatën hidrometeorologjike, pritet një përkeqësim brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë së enjtes dhe të premtes. Nga ora 06:00 e datës 26.03.2026, do të fryjë erë e fortë nga drejtimi JUG-JUGLINDJE me forcë deri në 6–7 Bft, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh prej 1.50 deri 2.50 metra. Si rezultat, është ndaluar pajisja me leje për nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë në det të hapur, duke filluar që nga ora 06:00 e datës 26.03.2026 deri në orën 06:00 të 27.03.2026.
Gjithashtu, lundrimi i linjës pasagjere Vlorë–Brindisi–Vlorë është anuluar për ditën e nesërme, duke mos lejuar mbërritjen e saj në Portin e Vlorës. Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
Pritur është një përmirësim i situatës për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pas orës 06:00 të 27.03.2026.















