Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Kuman në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka i ka dhënë fund jetës. Shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe, me armë zjarri tip pushke brenda shtëpisë së tyre.
Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vjet që jetonte në këtë zonë, pas zhvendosjes nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të shtatë fëmijëve, prej të cilëve shumica jetojnë në emigracion, përveç një djalë që banonte me ta. Ky djale është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Burime lokale raportojnë se në familjen Rrapaj kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme gjatë viteve. Katër ditë para ngjarjes, policia kishte ndërhyrë për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes çiftit. Po ashtu, mësohet se pesë vite më parë, Shefit Rrapaj kishte tentuar të kryente vetëvrasje me armë zjarri.
Aktualisht, një grup hetimor ndodhet në vendngjarje, duke punuar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike dhe për të dokumentuar gjithçka që i përket rastit. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, të cilët janë të shqetësuar për histori të tilla dhune brenda familjeve.















