Federata Polake e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit për informacione të rëndësishme për tifozët që do të udhëtojnë drejt Varshavës për ndeshjen Shqipëri-Poloni më 26 mars. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy”, me fillim në orën 20:45, ndersa dyert do të hapen në orën 18:45. Tifozët këshillohen të mbërrijnë herët dhe të mos sjellin me vete bagazhe të mëdha.
Pika e grumbullimit për tifozët shqiptarë do të jetë te Monumenti i Sirenës, dhe Policia polake do të sigurojë mbështetje. Hyrja për tifozët shqiptarë do të bëhet përmes Gate 10, ndërsa personat me aftësi të kufizuara duhet të përdorin Gate 1. Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit, dhe rekomandohet përdorimi i transportit publik. Transporti publik do të është falas për ata me biletë ndeshjeje nga ora 06:00 deri në 01:00 pas mesnate.
Çdo tifoz duhet të ketë një biletë të vlefshme, e cila duhet të ruhet deri në fund të ndeshjes. Kontrolli në stadion do të përfshijë kontrollet e sendve personale dhe ndalime për objekte të caktuara, si fishekzjarre, alkool dhe objekte të mëdha. Ushqimet dhe pijet do të jenë në dispozicion brenda stadiumit, me pagesa që mund të bëhen vetëm me karta.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët mund të kërkohen të qëndrojnë në tribunë për 10–20 minuta. Autoritetet paralajmërojnë për rrezik të përplasjeve ndërmjet grupeve huliganësh, ndaj tifozët duhet të lëvizin në grupe dhe të shmangin zonat e izoluara. Të rekomandohet që simbolet kombëtare shqiptare të mos mbahen jashtë stadionit.
Konsumi i alkoolit është i ndaluar në vende publike, përveç ndërtesave të licencuara, dhe çdo shkelje e rregullave ligjore mund të ketë pasoja serioze, përfshirë dënime me burg. Tifozët inkurajohen të kenë kujdes për sendet personale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve gjatë qëndrimit në Varshavë.















