Marc Marquez, piloti i njohur spanjoll, triumfoi në Garën Sprint të Çmimit të Madh të Brazilit në Botërorin e MotoGP, pas një vonese prej më shumë se një ore shkaktuar nga krijimi i një vrime në vijën e drejtë të pistës. Edhe pse prisnin, Marquez arriti të ruajë përqendrimin dhe të garantojë vendin e parë në podiumin e Goianas.
Në vendin e dytë përfundoi Fabio Di Giannantonio, që kishte siguruar pole position edhe për garën klasike të së dielës, ndërsa Jorge Martin zuri vendin e tretë, duke lënë pas Marco Bezzecchi. Pas Bezzecchit u pozicionuan në radhë Ogura, Quartararo dhe Alex Marquez, ndërsa Francesco Bagnaia, një tjetër pilot i Ducatit, përfundoi në vendin e 8, i ndjekur nga Acosta dhe Moreira.
Pas kësaj gare, Pedro Acosta kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 33 pikë, ndjekur nga Marco Bezzecchi me 31 pikë në vendin e dytë dhe Jorge Martin në të tretin. Marc Marquez, kampioni i botës në fuqi, renditet në vendin e gjashtë me 21 pikë.














