Ernest Muçi është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho për sfidat që Shqipëria do të zhvillojë në muajin mars. Klubi i tij, Trabzonspori, ka bërë të ditur këtë lajm përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do të publikojë së shpejti listën e plotë zyrtare.
Ky zhvillim shënon një rikthim të rëndësishëm për Muçin, i cili ka treguar formë të shkëlqyer me skuadrën turke. Megjithatë, gjatë vitit 2025, hapësirat për të në Kombëtaren kanë qenë të kufizuara, me vetëm disa minuta aktivizim. Performancat e tij të fundit duket se kanë bindur stafin teknik për ta përfshirë në listën e lojtarëve.
Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në një sfidë gjysmëfinale të fazës “play-off” për Botërorin, e cila do të zhvillohet më 26 mars, duke filluar nga ora 20:45. Pritet me interes të madhe për rolin që do t’i besohet Muçit në ndeshjet vendimtare, të cilat janë të rëndësishme për shpresat e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror.















