Aktori legjendar i Hollywood, Chuck Norris, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e tij në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale. Sipas saj, vdekja e Norrisit ishte e papritur, dhe ai vdiq në paqe, i rrethuar nga familja dhe njerëz të dashur.
Familja e tij theksoi se për botën ai ishte një yll i arteve marciale dhe një simbol forcës. Megjithatë, për ata që e njohin, ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh dhe një vëlla i veçantë, duke e përshkruar atë si “zemrën e familjes sonë.”
Në deklaratën e tyre, ata nuk ofruan detaje mbi shkakun e vdekjes dhe kërkuan privatësi gjatë kësaj periudhe të dhimbjes. Norris, i njohur për rolet e tij në filma aksioni dhe artet marciale, ka lënë një trashëgimi të madhe në botën e kinemasë.















