Friday, March 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hajduti Bashkim Ulaj kërcënon deputetët e PD, kush mbështet banorët e Rrjollit i mbyllet dera e televizionit A2 CNN

Editor by Editor
March 20, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Hajduti Bashkim Ulaj kërcënon deputetët e PD, kush mbështet banorët e Rrjollit i mbyllet dera e televizionit A2 CNN
0
SHARES
41
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krahas aseteve produkt i përfitimit të parave dhe pasurive publike, oligarku Bashkim Ulaj po përdor televizionin e tij klientelist A2 CNN për të blerë heshtjen e deputetëve të Partisë Demokratike për skandalin e tjetërsimit të pronave private dhe publike në Rrjoll për të ndërtuar një resort privat, aferë e cila ka prodhuar tension dhe përplasje me disa banorë të zonës, pronarë të tokave të grabitura nga oligarku Ulaj.

Teksa heshtjen e Familjes Berisha e ka blerë me apartamente, zyra, para për televizionin e Familjes dhe interesa të tjera të përbashkëta, Bashkim Ulaj dhe drejtori i tij i televizionit Astrit Patozi po shantazhojnë deputetët e Partisë Demokratike, duke i kërcënuar me mbylljen e derës së televizionit për cilindo deputet që shfaqet në Rrjoll në mbështetje të protestave të banorëve apo që mban qëndrime pro tyre. Prapaskena mëson se deputetët e opozitës, por edhe të forcave të tjera politike, po monitorohen për qëndrimet që mbajnë në raport me çështjen e Rrjollit.

Kur një deputet shfaqet në Rrjoll në mbështetje të banorëve, menjëherë vihet në lëvizje drejtori i televizionit të Bashkimit, Astrit Patozi, i cili e përfshin ligjvënësin në listën e zezë të A2 CNN. Përfshirja në listën e zezë parashikon që deputetit të ‘sanksionuar’ nuk duhet t’i kushtohet kohë dhe pasqyrim televiziv, nuk duhet të ftohet në asnjë emision televiziv, pra urdhërohet mbyllja e derës së televizionit, të cilin oligarku Ulaj e përdor si mburojë për veprimtarinë e tij grabiqare.

“A2 CNN” në lojën e zhvatjes së pasurive publike
“A2 CNN” është një thupër në duart e Bashkim Ulajt, i cili e përdor për të mbrojtur zhvatjen e pasurive dhe parave publike.

Në 21 korrik të vitit 2021, Gjykata e Lartë vendosi pezullimin ndërtimit të HEC-eve mbi Valbonë nga kompania ‘Dragobia Energy’, deri kur të merret një vendim i formës së prerë për këtë çështje kaq të rëndësishme, e kthyer në një kauzë mjedisore kombëtare.

Vendimi, i perceptuar si një nga sinjalet e para të drejtësisë së re për të shpëtuar Valbonën nga betonzimi, u firmos nga zëvendëskryetari Sokol Sadushi si dhe gjyqtarët Ilir Panda dhe Sokol Binaj, pjesë e trupës së re së gjyqtarëve të nivelit të lartë.
Kompania ‘Dragobia Energy’ është në pronësi të konglomeratit të ndërtimit “Gener 2”, pas të cilit qëndron Bashkim Ulaj, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike, si gjatë qeverisjes së PD, ashtu edhe gjatë qeverisjes së socialistëve.

Pas vendimit kundër betonimit të Valbonës, një nga mrekullitë natyrore të Shqipërisë, mbi Gjykatën e Lartë nisi një sulm i menjëhershëm. Sulmi u iniciua nga televizioni ‘A2 CNN’, përfshirë edhe platformën web.

Një ditë pas vendimit, në 22 korrik 2022, A2 CNN’, përmes një kronike televizive dhe artikulli, akuzonte Gjykatën e Lartë se merrte vendime të fshehtësi, duke referuar si rast edhe vendimin e për pezullimin e Hec-eve në Valbonë. Në vijim, ‘A2 CNN’ vijoi sulmet dhe kritikat, duke nxjerr në skenë edhe avokatë, të cilët akuzonin Gjykatën e Lartë.

Investimi i këtij televizioni në sulmet ndaj Gjykatës së Lartë merr një tjetër rëndësi dhe dimension, pasi ‘A2 CNN’ mban logon e CNN në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është në një partneritet ekskluziv me CNN amerikan.

CNN në SHBA ka lidhje të forta me ish administratën e ish presidentit Joe Biden, i cili përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë, mbështeti fort Gjykatën e Lartë, pas reformimit.

Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë janë emëruar falë trysnisë së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për rifunksionimin e pas shkarkimit të anëtarëve të mëparshëm nga organet e Vetingut si të korruptuar.

Po pse ‘A2 CNN’ në Tiranë u shqetësua dhe u kujtua se Gjykata e Lartë merrte vendime në fshehtësi pikërisht pas 21 korrikut 2021?
Kanali informativ ‘A2 CNN’ në Tiranë është në pronësi 100 % të kompanisë “GENER 2”, e cila ka në pronësi edhe kompaninë e HEC-eve në Valbonë.
Administrator i kompanisë “GENER 2” është pikërisht Bashkim Ulaj, i cili ka edhe maxhorancën e aksioneve. Konflikti i interesit në sulmet dhe kritikat ndaj Gjykatës së Lartë është i qartë.

Por, përpos konfliktit të interesit, Bashkim Ulaj përdori logon e televizionit presitgjoz amerikan CNN, për të sulmuar Gjykatën e Lartë, për interesat e tij private, në rasatin konkret për hidrocentralet e tij në Valbonë.

Mercenarët e Erzen Breçanit kanosin me pitbulla banorët e Rrjollit për të mbrojtur grabitjet e tokave nga oligarku Bashkim Ulaj. Krahas punonjësve të Policisë së Shtetit, oligaku Bashkim Ulaj ka agazhuar edhe kompaninë e sigurisë BREÇANI R.O.S.P. të ish-drejtuesit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani, kundër banorëve të Rrjollit, të cilëve Ulaj u ka grabitur dhe zaptuar me forcë pronat e ligjshme dhe të konfimuara me vendime gjykatash, për të ndërtuar një resort privat. Mercenarë të Erzen Brençanit, i arrestuar si grup kriminal dhe që ka përlarë 50 milionë euro tendera publikë, kanë sulmuar ditët e fundit banorët e Rrjollit, të cilët po mbrojnë pronat e tyre, të trashëguara brez pas brezi, nga zaptuesi Bashkim Ulaj.

Në përlasjen e radhës mes policisë dhe banorëve për resortin e Bashkim Ulajt, u shfaq edhe një grup mercenarësh të Erzen Breçanit, të cilët sulmua banorët e Rrjollit, duke angazhuar edhe qen pitbull. Ndërkaq, këto pamje tregojnë një prej punonjësve të sigurisë private të punësuar nga Ulaj, rekrutuar nga Erzen Breçani, i cili ka qëlluar me grusht një djalë të ri, i cili proteston për të mbrojtur tokën e tij.

Previous Post

41-vjeçari, i arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, humbet jetën në burg.

Next Post

“Varfëria mbetet 46% sipas INSTAT”, ministrja Ibrahimaj reagon ndaj Telitit në Top Story: Mos spekuluar, ka rënë nga viti në vit.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
A do të marrë Trump kontrollin e ishullit Kharg në Iran? Administrata amerikane ushtron ‘presion’ ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

A do të marrë Trump kontrollin e ishullit Kharg në Iran? Administrata amerikane ushtron ‘presion’ ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

March 20, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

32-vjeçari arrestohet në Shkodër pas një përplasjeje me armë, ndihmoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

March 20, 2026
"Gjermania përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian" / Peleshi zhvillon një takim me Presidenten e Bundestagut për të shprehur mesazhe mbështetëse.

“Gjermania përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian” / Peleshi zhvillon një takim me Presidenten e Bundestagut për të shprehur mesazhe mbështetëse.

March 20, 2026
Besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë për Festën e Bajramit

AKTUALITET

A do të marrë Trump kontrollin e ishullit Kharg në Iran? Administrata amerikane ushtron ‘presion’ ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

by timoni.al
March 20, 2026
0

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e pushtimit ose bllokimit të Ishullit Kharg në Iran, si një...

Read moreDetails
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

32-vjeçari arrestohet në Shkodër pas një përplasjeje me armë, ndihmoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

March 20, 2026
"Gjermania përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian" / Peleshi zhvillon një takim me Presidenten e Bundestagut për të shprehur mesazhe mbështetëse.

“Gjermania përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian” / Peleshi zhvillon një takim me Presidenten e Bundestagut për të shprehur mesazhe mbështetëse.

March 20, 2026
Besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë për Festën e Bajramit

Besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë për Festën e Bajramit

March 20, 2026
Hungaria vendos veto për ndihmat ndaj Ukrainës, Orban pengon procesin; BE apelon për uljen e tensioneve.

Hungaria vendos veto për ndihmat ndaj Ukrainës, Orban pengon procesin; BE apelon për uljen e tensioneve.

March 20, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do të marrë Trump kontrollin e ishullit Kharg në Iran? Administrata amerikane ushtron ‘presion’ ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

A do të marrë Trump kontrollin e ishullit Kharg në Iran? Administrata amerikane ushtron ‘presion’ ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

March 20, 2026
Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, i cili kërcënoi një individ dhe iu gjetën drogë e armë në zbardhjen e masës së sigurisë.

32-vjeçari arrestohet në Shkodër pas një përplasjeje me armë, ndihmoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

March 20, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al