Raundi i 16-tës i Conference League ofroi emocione të forta dhe surpriza, me tetë skuadra që sigurojnë kalimin në çerekfinale. Një nga momentet më befasuese erdhi nga Holanda, ku AZ Alkmaar triumfoi me 4-0 ndaj Sparta Prahës, duke eliminuar çekët pas dy ndeshjesh.
Në fillim të mbrëmjes, AEK i Athinës tregoi forcën e tij me një fitore të thellë 4-0 ndaj Celje-s. Ndërkohë, Fiorentina arriti të kalojë Raków duke fituar 2-1, ndërsa Mainz mposhti Sigma Olomouc 2-0, duke siguruar kualifikimin falë avantazhit nga ndeshja e parë. Ndeshja mes Crystal Palace dhe AEK Larnaca përfundoi 0-0 pas 90 minutash, me anglezët që triumfuan 2-1 në shtesë.
Ora 21:00 solli shumë emocion, me Shakhtar Donetsk që humbi 1-2, por kaloi më tej për shkak të fitores 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Lech Poznanit. Rayo Vallecano e pësoi një humbje me 0-1, por gjithashtu avancoi falë fitores së takimit të parë 3-1 ndaj Samsunspor-it. Strasbourg kaloi Rijekën me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Shorti për çerekfinalet është hedhur tashmë në Nyon. Lech Poznan ose Shakhtar do të përballen me AZ Alkmaar ose Sparta Prahën. Crystal Palace ose AEK Larnaca do të kanë si kundërshtarë Fiorentinën ose Raków. Samunsor ose Rayo Vallecano do të sfidojnë AEK Athens, ndërsa Mainz ose Sigma Olomouc do të përballen me Strasbourg ose Rijekën. Ndeshjet e para të çerekfinaleve janë të programuar për tu luajtur më 9 prill, me kthimin më 16 prill, ndërsa finalja pritet të zhvillohet më 27 maj 2026 në Red Bull Arena të Lajpcigut.
Konfirmimi i këtyre rezultateve tregon për një garë intenzive në këtë edicion të Conference League, me skuadra që janë të gatshme të luftojnë për finalen.















