Pas televotimit të hapur të shtunën, sot, Gimbo ose Brikena do të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Një bisedë interesante është zhvilluar mes Gimbos dhe Selinës, me të cilën ai ka formuar një raport dashurie. Gimbo e inkurajoi Selinën të vazhdojë lojën e saj dhe tha se do ta presë jashtë, nëse ai eleminohet.
Gimbo i kërkoi Selinës të mos ndryshojë raportin mes tyre, pavarësisht vendimit të publikut. Me një ton nostalgjik, ai theksoi se dëshiron që lidhja e tyre të mbetet e fortë, duke e informuar se do të jetë në Shqipëri nëse ai eliminohet. Selina gjithashtu kërkoi nga Gimbo që ta presë edhe jashtë shtëpisë.
Në vazhdimin e bisedës, Gimbo e lut Selinën të mos e zhgënjejë. Ai shprehu shqetësimin se jashtë mund të përfshihet në provokime, prandaj e kërkoi që të ruajë veten. Selina, në përgjigje, shprehu dëshirën që Gimbo të mos qëndrojë vetëm dhe të kujdeset për vetveten.
Gimbo theksoi se nuk do të jetë kurrë vetëm dhe e inkurajoi atë që të veprojë sipas zemrës së saj, duke e siguruar se ndjenja e tij për të do të mbetet e pandryshuar. Diskutimi midis tyre tregon intensitetin e ndjenjave dhe angazhimeve që kanë krijuar brenda shtëpisë, duke lënë të kuptohet se pas përfundimit të programit, miqësia dhe lidhja e tyre do të jenë përparësi.
Tani, me tensionin e pritjes për eliminimin, ndjekësit e shfaqjes janë të fokusuar tek mënyra se si do të vazhdojnë ngjarjet jashtë shtëpisë, duke pritur reagime nga Gimbo dhe Selina pas televotimit.















