Thursday, March 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tronditëse për Shqipërinë/ Brukseli bllokon integrimin, BE nuk do miratojë raportin IBAR për negociatat

Editor by Editor
March 12, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Tronditëse për Shqipërinë/ Brukseli bllokon integrimin, BE nuk do miratojë raportin IBAR për negociatat
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e rrezikon rrugëtimin e Tiranës zyrtare drejt Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë në Bruksel. Sipas tyre, shtetet anëtare presin që politika të mos e pengojë sundimin e ligjit dhe se për këtë, nuk do të jenë të gatshme të miratojnë raportin “IBAR”, i cili mundëson nisjen e mbylljes së kapitujve të anëtarësimit të Shqipërisë në bllokun evropian.

Nga Augustin Palokaj, KOHA DITORE

Shqipëria është duke e rrezikuar progresin në rrugën drejt integrimeve në Bashkimin Evropian (BE) për shkak të dështimit në Kuvend për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është tash deputete.

Disa diplomatë të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel kanë thënë se shtetet anëtare nuk do të jenë të gatshme që ta miratojnë raportin IBAR për Shqipërinë, e i cili është i domosdoshëm që ky shtet, pas hapjes së të gjithë kapitujve, ta nisë edhe mbylljen e tyre. Disa prej diplomatëve evropianë, të cilët kanë folur për KOHËN në kusht anonimiteti, kanë thënë se ka shtete anëtare që dëshirojnë “me kujdes” të shohin dëshmi se në Shqipëri politika nuk e pengon sundimin e ligjit dhe se Shqipëria me vrullin e njëjtë do t’i vazhdojë reformat dhe përmbushjen e kritereve për t’u anëtarësuar në BE.

Ky reagim në Bruksel është bërë pasi Kuvendi i Shqipërisë ka votuar të enjten kundër heqjes së imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Balluku, pasi prokurorët kanë kërkuar autorizim për arrestimin e saj nën dyshim për korrupsion. Deputetët e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, e kanë pamundësuar me 82 votat e tyre heqjen e imunitetit të Ballukut, duke nxitur protestë nga deputetë opozitarë brenda sallës së Kuvendit. Për heqjen e imunitetit të Ballukut, e cila është shkarkuar nga Rama ditë më parë, nevojitej një shumicë e thjeshtë prej 71 votash.

Ky veprim nuk ka kaluar i pavërejtur në Bruksel.

“Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK-u ta kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, është thënë në një reagim nga zyra për shtyp e Komisionit Evropian (KE).

Diplomatë evropianë kanë thënë po ashtu se imuniteti në Kuvend nuk duhet të jetë pengesë për zbatimin e sundimit të ligjit dhe për ta luftuar korrupsionin në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër kandidat për anëtarësim në BE.

Vendimin e Kuvendit e ka mbështetur kryeministri Rama, pasi në një postim në platformën X ka shkruar se shumica e tij qeverisëse ka bërë “pa asnjë diskutim, atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Evropës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen”.

Pas votimit, në Ambasadën gjermane në Tiranë kanë thënë se Gjermania e mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE në përputhje me dëshirën e shqiptarëve, porse ka shtuar që “kusht i domosdoshëm për të përparuar në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë”.

“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, thuhet në deklaratë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i kishte kërkuar Kuvendit qysh më 16 dhjetor të vitit të kaluar që t’ia hiqte imunitetin Ballukut. SPAK-u ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut për “shkelje të barazisë me tenderë” në rastin që ka të bëjë me procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Asokohe, ajo e ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Transportit dhe Energjetikës. Balluku është nën hetime edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me disa projekte infrastrukturore në Tiranë.

Më 26 shkurt, kryeministri Rama e ka shkarkuar Ballukun nga të gjitha postet qeveritare. Por, Partia Socialiste në pushtet është kundër arrestimit të Ballukut, duke argumentuar se ajo nuk mund t’i prishë provat apo të arratiset, nuk mund ta përsërisë veprën penale dhe se rruga e SPAK-ut për ta hetuar atë është e hapur. E Partia Demokratike (PD) opozitare mban qëndrim se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo pengesë për drejtësinë.

Për këtë arsye, derisa brenda sallës së Kuvend po zhvillohej seancë, jashtë tij janë mbledhur protestues të thirrur nga opozita me kërkesë për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Forca të shumta policie janë rreshtuar para oborrit të Kuvendit për të mbikëqyrur situatën.

Qëkur SPAK-u ka ngritur aktakuzë kundër Ballukut, opozita në Shqipëri ka zhvilluar disa protesta, në të cilat ka pasur tensione, dhunë e dhe të lënduar, si nga ana e protestuesve, ashtu edhe nga ajo e policisë.

Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt për anëtarësim në BE dhe synon të bëhet pjesë e bllokut para vitit 2030.

Previous Post

PS mbështeti imunitetin e Ballukut, Lela në “Top Story”: Do të ishte e çuditshme nëse opozita do ta linte Ramën pa përgjegjësi.

Next Post

“200 mln euro abuzime”/ Politico.eu: Rama mbron Ballukun nga arrestimi… Brukseli paralajmëron pasoja

Next Post
“200 mln euro abuzime”/ Politico.eu: Rama mbron Ballukun nga arrestimi… Brukseli paralajmëron pasoja

"200 mln euro abuzime"/ Politico.eu: Rama mbron Ballukun nga arrestimi… Brukseli paralajmëron pasoja

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

March 12, 2026
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026
Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

March 12, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

KRYESORE

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

by timoni.al
March 12, 2026
0

Ylber Ramadani, mesfushori i kombëtares shqiptare dhe lojtar i Lecce-s, ndau përvojat e tij në elitën e futbollit italian në...

Read moreDetails
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026
Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

Europa League: Nottingham humb befasueshëm në shtëpi nga ekipi danez, ndërsa Endrick ndihmon Lyonin të sigurojë një rezultat të rëndësishëm në Spanjë (Rezultatet)

March 12, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

Tensionet në Lindjen e Mesme, Rusia ofron ndihmë për stabilizimin e situatës: Të identifikojmë zgjidhje për krizën.

March 12, 2026
Gazmend Bardhi nxjerr mesazhet e Ballukut me Ervis Berberin: Sa shtëpi ke shit?

Gazmend Bardhi nxjerr mesazhet e Ballukut me Ervis Berberin: Sa shtëpi ke shit?

March 12, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

Mesfushoja kuqezi, Ramadani, ndan historinë e tij në Serie A: Babai ishte i pari që dyshonte në mua, tani është mbështetje ideale…

March 12, 2026
Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

Video/ Ish-kryeministri indian shmang atentatin me armë gjatë një ceremonie, deklaron autori: Prita 20 vjet për këtë moment

March 12, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al